Aktuale
Bartësi i listës së LSDM-së në Strugë, Shipinkarovski: Një Strugë për të gjithë qytetarët

Kryetari i degës së LSDM-së në Strugë, Dimçe Shipinkarovski, është zyrtarizuar si bartës i listës së këshilltarëve të partisë. Ai theksoi se në këtë garë hyn me një ekip të ndershëm dhe të dëshmuar, me synim krijimin e një Struge më të drejtë dhe më të bashkuar.
“Do të punojmë për të rinjtë, për hapjen e vendeve të punës, investime në arsim e shëndetësi, zhvillimin e turizmit dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore e natyrore,” deklaroi Shipinkarovski, duke ftuar të gjithë qytetarët e Strugës të qëndrojnë të bashkuar për një të ardhme më të mirë.(Strugalajm.com)





























