“Bashkë do ja dalim”, siguron pako humanitare për 120 familje në Strugë

Bashkë do ja dalim!

Nisma e marrë nga Klubi i librit-Strugë në bashkëpunim me Црвен Крст Струга ka mundësuar sigurimin e paketave ushqimore dhe higjenike për 120 familje me nevoja ekonomiko-sociale.

Ditën e premte u shpërndanë paketa higjenike dhe ushqimore për 25 familje Strugane.

Të hënë nisma vazhdoi në fshatrat e Strugës (Dollogozhdë, Belicë e Poshtme, Bogovicë, Poum, dhe Misllodezhdë).

-Dollogozhdë u dhuruan paketa për 34 familje në nevojë.
-Belicë e Poshtme – 6 familje
-Bogovicë- 4 familje
-Misllodezhdë- 8 familje
-Poum- 8 familje

Nisma do të vazhdojë dhe ditën e enjte ku paketat do të shpërndahen për familjet në nevojë të Veleshtës, Frëngovës, Ladorishtit, Zagraçanit dhe Tefericit.

🟢Falenderojmë Klubin e Librit-Strugë dhe gjithë donatorët që e bënë të mundur këtë inicjativë, si dhe Kryqin e Kuq që na u gjend pranë për të mundësuar shpërndarjen e paketave.

🟢Falenderojmë vullnetarët që e bënë të mundur gjetjen e familjeve në nevojë si dhe ndihmuan në shpërndarjen e paketave. StrugaLajm

🟢Faleminderit ju të gjithë që kontribuat dhe na dhatë mundësinë tju gjendemi pranë familjeve në nevojë në këto ditë të vështira

Bashkë do ja dalim!

Ne ju ndihmojmë- ju #qëndroninështëpi

Me dashuri,

Klubi i Librit-Strugë
Kryqi i Kuq- Strugë

In : Aktuale

Loading...
loading...