LN ARCHITECTS
BLENDI PETROL
Aktuale

Bashkë me pranverën ”lulëzojnë” edhe gropat në aksin Qafë Thanë-Strugë!!!


Prej vitesh, në aksin rrugor tepër të rëndësishëm që lidh Maqedoninë dhe Shqipërinë, nëpërmjet Qafë Thanës, ndodh një situatë sa paradoksale, aq dhe për të ardhur keq .Prej 30 vitesh, shiu dhe dimri hap gropa në magjistralen e Qafë Thanës, ndërsa shteti apo ndërmarrja kompetente, bënë sikur mbush gropat dhe në momentin e parë të mundshëm, gropat problematike ,sërish rikthehen në këtë rrugë që përvec se lidh disa vendbanime me qytetin e Strugës, është lidhja kryesore rrugore me Shqipërinë.Rruga e Qafë Thanës e cila pavarsisht premtimeve të shumta se do të bëhet këtë apo atë vit deri tani i sigurtë është vetëm dëmi ekonomik që i është shkaktuar biznesit të Strugës, sepse ka ulur frekuentimin dhe për pasojë ka dëmtuar edhe më shumë në këtë kohë pandemie qarkullimin tregtar ndërmjet dy vendeve.Janë të shumtë bizneset në Strugë që si pasojë e gjendjes alarmante në rrugën e Qafë Thanës kanë regjistruar humbje në biznes .(Strugalajm.com)

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button