Baush: Kuadri cilësor po ikën nga Maqedonia

Ekonomisti Abil Baush në emisionin “Magazina Ekonomike” në Alsat, duke komentuar rezultatet e regjistrimit, iu referua edhe të dhënave të Bankës Botërore që tregojnë se mbi gjysmë milioni njerëz janë jashtë vendit. Siç shpjegon ai, shumë prej tyre janë kuadër cilësor që shkojnë në punë periodike jashtë vendit, por shpesh nuk kthehen fare.

“Një të dhënë e kam marrë nga Banka Botërore – jozyrtarisht 600 mijë persona nuk janë më në Maqedoni. Kur themi se nuk janë në Maqedoni… ka raste që punojnë periodikisht në vendet evropiane, sepse në vendet evropiane kërkohet kuadro i kualifikuar. IT, mjekë, arkitektë, ekonomistë… herë pas here shkojnë e kthehen, por deri kur. Ata do të krijojnë familje, do të ikin dhe nuk do të kthehen më. Kuadri cilësor po ikën nga Maqedonia”, tha Baush./AlsatStrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...