BB: Do të rritet varfëria në Maqedoninë e Veriut

Banka Botërore paralajmëron se shkalla e varfërisë në vend do të shënojë rritje.

Qytetarët të cilët janë të punësuar në aktivitete me të ardhura më të ulëta që u goditën plotësisht nga kriza e virusit janë në situatë më shqetësuese. Në raportin e këtij institucioni financiar ndërkombëtar theksohet se ekonomia në Maqedoni këtë vit do të shënojë rënie për 4.1 për qind, ndërsa vitin e ardhshëm pritet të rimëkëmbet dhe të rritet për 3.6. Qeverisë i kërkohet të jetë e kujdesshme në lidhje me huazimet e reja ndërsa hapësira fiskale ngushtohet pasi që niveli i borxhit të vendit afrohet rreth 60 përqind të PBV-së. Kreu i Bankës Botërore, David Malpas, tashmë i ka dërguar paralajmërim Maqedonisë rreth një krize të mundshme borxhi. Ai beson se vendi mund të ketë probleme serioze në shlyerjen e borxheve të ngritura për ta menaxhuar krizën./AlsatStrugaLajmStrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...