Qeveria e re :LSDM 8 ministri, BDI 6, BESA dhe PLD nga 1

Qeveria e re e cila pritet të udhëhiqet nga LSDM dhe Bashkimi Demokratik do të ketë 19 ministri, për dallim nga e kaluara e cila kishte 26.

Zoran Zaev do të jetë kryeministër, ndërsa anëtar të Qeverisë do të jenë edhe Lupço Nikollovski si Zëvendëskryeministër për luftimin e korrupsionit, Fatmir Bytyqi Zëvendëskryeministër për çështje ekonomike dhe Nikolla Dimitorv Zëvendëskryeministër për çështje evropiane.

Zoran Zaev pas mbledhjes së këshillit të LSDM-së kumtoi emrat e propozuar për udhëheqjen e ministrive në katër vitet e ardhshme.

Ministër për punë të brendshme –Oliver Spasovski

Ministre e Mbrojtjes – Radmilla Sheqerinska

Ministër i Shëndetësisë – Venko Filipçe

Ministre e Arsimit dhe Shkencës – Milla Carovska

Ministre e Kulturës- Irena Stefovska

Ministër i Transportit dhe Lidhjeve Bllagoja Boçvarski

Ministër i Drejtësisë- Bojan Mariçiq

Ministre e Punës dhe Politikës Sociale- Jagoda Shahpanska

“Vazhdon pastrimi i Gjyqësorit dhe kontrollimi i pasurisë së funksionarëve”, tha Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së.

Bashkimi Demokratik per Integrim në Qeveri do të ketë 6 anëtarë dhe kryetarin e Kuvendit.

Ministrinë e Financave – Fatmir Besimi

Ministria e Punëve të Jashtme – Bujar Osmani

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor – Naser Nuredini

Ministria e Ekonomisë – Kreshnik Bekteshi

Ministria e Sistemit Politik dhe zëvendëskryeministër –Artan Grubi

Bashkimi Demokratik do të udhëheq edhe me Ministrinë për shoqëri informative, por ende nuk është propozuar asnjë emër për ministër.

“Kurse ministrin për shoqëri informative do e lemë pas disa konsulltave shtesë”, deklaroi Ali Ahmeti kryetari i Bashkimit Demokratik.

Bashkimi Demokratik gjithashtu ka arritur marrëveshje që në 100 ditët e fundit të mandatit Kryeministri i Maqedonisë së Veriut të jetë shqiptar.

Ministria e Bujqësisë do të udhëhiqet nga Arianit Hoxha kuadër i Lëvizjes BESA, ndërsa Goran Milevski nga PLD do të udhëheq me Ministrinë e pushtetit lokal. Të dy partitë janë pjesë e koalicionit “Mundemi”.

In : Aktuale

Loading...
loading...