BDI fitoi 10 komuna, ASH 3, BESA 1 dhe PDSH 1

Bashkimi Demokratik për Integrim arriti të rikthejë Komunën e Strugës, ndërsa fitore ka shënuar edhe Tetovë, Çair, Dibër, Dollnen, Tearcë, Saraj, Likovë dhe Pllasnicë. Vet kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka informuar për fitoren e Ramiz Merkos në Strugë, të Teuta Arifit në Tetovë, Visar Ganiut në Çair, të Ruzhdi Latës, të Erkan Arifit në Likovë, ndërsa ka falënderuar të gjithë votuesit që kanë mbështetur kandidatët e BDI-së. Me Kërçovën, që BDI e fitoi në raundin e parë, tashmë në katër vitet e ardhshme do të drejtojë 10 komuna. “Sigurisht se gjatë një fitore të këtillë të madhe ka beteja të caktuara të humbura, por nuk do të thotë se është humbur e tërë lufta, siç është rasti me Gostivarin, ku në epërsi është kandidati tjetër, por edhe prej ku ende po priten rezultatet e fundit që të konfirmohet saktë cili është fituesi”, tha Ahmeti nga selia e partisë në Reçicë të Vogël.

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...