BDI në qeveri me 6 ministra, 6 zv.ministra dhe 6 sekretarë shtetëror

Jeton Shaqiri është propozim i BDI-së për ministër të Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Informacionin për MIA-n e konfirmuan nga BDI. Shaqiri është profesor në Universitetin Ndërkombëtar në Strugë, percjell Agjencia e lajmeve Flaka

Me Jeton Shaqirin, plotësohet lista e BDI për kabinetin e ri qeveritar në mandatin e ri 2020-2024:

Zv.Kryeministër i parë dhe Ministër i Sistemit Politik dhe zëvendëskryeministër –Artan Grubi

Ministrin e Financave – Fatmir BesimiStrugaLajm

Ministria e Punëve të Jashtme – Bujar Osmani

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Jeton ShaqiriStrugaLajm

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor – Naser
Nuredini

Ministria e Ekonomisë – Kreshnik Bekteshi

Nga BDI informojnë që në bazë të marrëveshjes për qeverinë e re me LSDM, BDI do të drejton me 6 ministra, 6 zv.ministra dhe 6 sekretarë shtetëror. Brenda kohës, pritet të caktohet edhe drejtuesit në postet e zv.ministrave dhe sekretarëve shtetëror.

In : Aktuale

Loading...
loading...