BDI NESËR PARAQET 18 KANDIDATËT PËR KRYETAR KOMUNE

Artan Grubi nga radhët e BDI-së sot deklaroi se kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti nesër në Gostivar do t’i paraqesë 18 kandidatët për kryetarë komune.

“Të gjitha emrat kanë qenë në anketa që janë zbatuar disa muaj dhe kanë mbështetje të fuqishme nga qytetarët në komunat e tyre. Për këtë shkak janë kandidatë dhe se do të jenë fitimtarë sepse qytetarët janë të kënaqur nga puna e tyre. Pres që të gjithë të jenë fitues, shumica në rreth të parë, dhe më pak në rreth të dytë”, tha Grubi.

Ai theksoi se qytetarët do të vendosin se për kë do të votojnë në rreth të dytë nëse ka ndonjë komunë ku kandidon BDI kundër Lëvizjes Besa, ndërsa sipas tij, kjo shumë rrallë mund të ndodh.StrugaLajmStrugaLajm

Në lidhje se çfarë fushate pret nga kundërshtarët politik, Grubi tha sa se kundërshtarët kanë koalicion të ndarjeve dhe jo të unitetit.StrugaLajm

“Mezi e pres ditën kur votuesit e ASH-së me zemër, dashuri dhe entuziazëm do të votojnë për OBRM-PDUKM-në e Gruevskit dhe Mickoskit dhe të gjithë patriotët e OBRM-PDUKM-së, të cilët hynë në Kuvend dhe që mbështesin Shkupi 2014 do të votojnë me zemër për Ziadin Selën dhe ASH-së”, tha Grubi

In : Aktuale

Loading...
loading...