BDI nis fushatën,Xhaferi: Koston e mosinformimit do ta pësojnë qytetarët

Partia Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), sot në Tetovë ka nisur fushatën “për” referendumin që do të mbahet më 30 shtator në Maqedoni. Në fjalimin e tij, Talat Xhaferi ka deklaruar se arsyeja e fushatës është që të ketë qytetarë të mirëinformuar, pasi që sipas tij “koston e mosinformimit do ta pësojnë qytetarët”, transmeton Portalb.mk.

Talat Xhaferi ka njoftuar se arsyeja e fushatës është për shkak se ka qytetarë që nuk e mbështesin anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe Bashkimin Evropian (BE).

“Jemi të vetëdijshëm se shumica e qytetarëve i dinë përfitimet e anëtarësimit të Maqedonisë në NATO dhe BE, kjo është dëshmuar edhe me hulumtimet e bëra më parë. Por jemi poashtu të vetëdijshëm, se ka qytetarë që nuk e mbështesin anëtarësimin e vendit në këto institucione. Pikërisht kjo është përgjegjësia dhe obligimi ynë, që si përfaqësues të institucioneve shtetërore, por para se gjithash si të përzgjedhur nga populli, të sigurojmë që më 30 shtator, secili qytetarë të marrë vendimin e vetë në mënyrën mirë të informuar”, tha Xhaferi.StrugaLajmStrugaLajm

Duke folur më tej, Xhaferi ka theksuar se rrethimi “për” në referendum nënkupton hapjet të reja të vendeve të reja, rritje e investimeve të huaja, zgjerim të tregut të punës dhe formim të shtetit të së drejtës.StrugaLajm

“Anëtarësimi nënkupton shumë më tepër investime të huaja, hapje të shumë vendeve të punës, zgjerim të tregut të punës, dhe hapësirë më të madhe për shitjen e produkteve të prodhuesve, zgjerim të horizonteve arsimore. Njëkohësisht nënkupton edhe atë që është më se e nevojshme, reforma në gjyqësi, sundim të së drejtës me qytetarë të barabartë dhe të kënaqur”, tha Xhaferi.

In : Aktuale

Loading...
loading...