BDI nuk bënë “pazar” për drejtësinë, në LSDM ende nuk bisedohet për poste

Partnerët e koalicionit qeveritar LSDM-BDI, nga sot fillojnë bisedime intenzive për zgjerimin e shumicës parlamentare, në të cilën tanimë kanë shprehur apetitet e tyre për tu kyçur edhe dy krahët e Lëvizjes BESA dhe më shumë parti që kanë nga një deputet në Parlamentin e Maqedonisë, të cilat kanë qenë pjesë e koalicionit me VMRO-DPMNE-në, ndërsa pas zgjedhjeve lokale filluan të veprojnë si të pavarur, shkruan Zhurnal.

Burime qeveritare për Zhurnal thonë se në kuadër të këtyre bidedimeve duhet të bisedohet rreth resorit të ministrisë së drejtësisë, i cili ka mbetur bosh pas dorëheqjes së ministrit Bilen Saliji. Ndërsa nga BDI për Zhurnal thonë se nuk kanë ndërmend që të heqin dorë nga ky resor në favor të kyçjes së ndonjë partneri të ri qeveritar, por e ofrojnë postin e ministrit pa portofol për partnerin e ri, i cili po ashtu ka ngelur bosh pas zgjedhjes së Ramiz Merkos për kryetar të Qytetit të Strugës.StrugaLajm

Megjithatë, nuk përjashtohet mundësia që ky post ministror të përfundojë në duart e një partneri të ri qeveritar, ose ndonjë nga resorët që janë nën kontroll të LSDM-së, i drejtuar nga kuadër i cili ka treguar rezultate të dobëta deri më tani. Nga LSDM-ja thonë se ende është herët që të bisedohet për pozita ministrore, por thonë se po fillojnë bisedime për rritjen e shumicës parlamentare në drejtim të mbështetjes së reformave.StrugaLajm

Jozyrtarisht, në mbledhjet e fundit të Këshillit Qendror të LSDM-së dhe kryesisë së BDI-së u është paralajmruar të gjithë bartësve të funksioneve se janë në mbykqirje të vazhdueshme për punën që bëjnë dhe se ato që nuk janë në kryerje të detyrës do të zëvendësohen. Por, siç mëson Zhurnal nuk janë përmendur emra konkret.

In : Aktuale

Loading...
loading...