BDI-së: Me 30 shtator do të vendoset për integrimin e vendit në NATO dhe BE

Shtabi Qendror i Bashkimit Demokratik për Integrim për referendumin e 30 shtatorit mbajti mbledhje në Tetovë me 35 shefat e shtabeve komunale të degëve të kësaj partie, transmeton Portalb.mk.

Shefi i Shtabit Qendror, Atila Rexhepi, siç thuhet në njoftimin e BDI-së për media, ka vërtetuar krijimin e shtabeve për referendumin e të gjitha degëve të BDI-së dhe u ka dhënë vendime shefave të zgjedhur dukje ju dëshiruar punë të mbarë.

“Në mbledhje është miratuar edhe agjenda e takimeve të kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti me qytetarët, strategjia e veprimit në teren të strukturave, ndërsa është shpërndarë edhe platforma politike për referendum e miratuar në seancën e Këshillit Qendror të BDI-së. Shtabi Qendror i Bashkimit Demokratik për Integrim ka vlerësuar se më 30 shtator do të vendoset për integrimin e vendit në NATO dhe BE, ndërsa takimet me qytetarët partia do t’i fillojë nesër në Tetovë, që të mbarojë në Shkup”, thuhet në njoftim për media.

In : Aktuale

Loading...
loading...







©