Aktuale
BDI – Strugë kërkon llogari: Kush mban përgjegjësi për ujin e ndotur?

Prej disa ditësh qytetarët e Strugës po furnizohen me ujë të ndotur, duke ngritur shqetësim serioz për shëndetin publik dhe sigurinë e furnizimit me ujë të pijshëm.
Kërkojmë llogari dhe transparencë të menjëhershme nga NP Ujësjellës dhe Kanalizim – Strugë si dhe nga Komuna e Strugës:
- Cila është arsyeja konkrete e kësaj ndotjeje?
- A është uji i sigurt për përdorim?
- A janë kryer analiza laboratorike dhe pse nuk janë bërë publike?
- Çfarë masash janë marrë dhe kush mban përgjegjësi?
Uji i pijshëm është nevojë bazë dhe e drejtë qytetare, jo privilegj. Çdo neglizhencë apo mungesë informimi përbën shkelje serioze të besimit publik dhe rrezik për shëndetin e qytetarëve.
Qytetarët e Strugës meritojnë përgjigje të qarta, veprime konkrete dhe zgjidhje të menjëhershme, jo heshtje institucionale.
Institucionet përgjegjëse duhet të dalin publikisht dhe të informojnë qytetarët pa vonesë
Bashkimi Demokratik për Integrim- Dega Strugë
10.02.2026





























