BDI Strugë: Perla e qytetit të Strugës e harruar nga “TURISTI” Ziadin Sela

BDI Strugë: Perla e qytetit të Strugës e harruar nga “TURISTI” Ziadin Sela
Të nderuar qytetar të Fshatit Kalishtë,
Te gjithë ne jemi të vetëdijshëm për bukuritë dhe karakteristikat që posedon ky fshat. Të gjithe jemi koshient për këtë gjë dhe me plotë bindje themi se Fsh.Kalishtë është një ndër fshatrat më të bukur në Maqedoni, me breg liqenor të bukur dhe të gjatë disa kilometra, me kapacitete të mira hotelerike dhe me njerëz punëtor të cilët dijnë se si të presin turistët nga e gjithë bota.
Të nderuar Kalishtar, ju e dini se sa larg është Kalishta nga Struga! Jo më shumë se 3 km, e në vendin tuaj kanë ardhur turist nga e gjithë bota, kampistë, vizitues etj., megjithatë na thoni të nderuar qytetar, kur ndonjëherë ju ka vizituar ish-Kryetari i Komunës së Strugës z.Ziadin Sela?! Qoftë si Kryetar, qoftë si vizitues i thjeshtë, mysafir apo edhe si TURIST?!
Por ska faj ai, sepse mbase ka menduar se me Kalishtën ka mbaruar punë para 4 viteve, atëherë kur erdhi njëherë për të premtuar asfaltimin e rrugës së Kalishtit.
Ja ku jemi këtu, para jush të nderuar banorë të fshatit Kalisht. Këtu, para jush po kërkojmë nga ish-kryetari dhe udhëheqësia e Komunës që ai e fitoj me votat e Kalishtarëve, duke u premtuar atyre rrugë dhe asfaltime. Tani apelojmë tek TURISTI I STRUGËS, kryetari Sela, që të përmbushë premtimin e tij në raport me këtë fshat. Eja dhe asfalto rrugën, sepse për këtë gjë keni kohë edhe gati një muaj. Asnjëherë nuk ka menduar se si ta zhvilloj turizmin në këtë fshat, kurse edhe disa gjëra që janë bërë nuk janë bërë nga ai, por nga bizneset e vogla dhe familjare të nisura nga vet banorët e Kalishtit. Sepse ideja e tij ishte se si ta zhvilloj Partinë e tij dhe jo si të zhvilloj Kalishtin, apo vendbanimet e tjera të Strugës.
Prandaj ne kemi ardhur sot këtu për tju thënë që premtimet e rrejshme nuk i hajnë më qytetarët e Strugës. Nuk mund të premtosh dhe pastaj kurr të mos shkelësh në tokën e premtuar. Nuk mund të flasesh për asfalstime ndërkohë që as edhe shkronjën “A” nga fjala Asfaltim nuk e keni realizuar.
Të nderuar Kalishtar, ju ftojmë që të ndalim këtë të keqe dhe këta gënjeshtra të njëpasnjëshme që ju janë bërë ju dhe të gjithë qytetarëve nga të gjithë vendbanimet e Strugës.
Ju ftojmë që më datë 15 Tetor, të krijoni një të ardhme të re për ju dhe fëmijët tuaj, kjo e ardhmje krijohet nga JU, kjo e ardhmje krijohet nga vota juaj. VOTONI PËR KALISHTIN TONË , VOTONI PËR KOMUNËN TUAJ, VOTONI PËR KOMUNËN QË DUAM.