BE i bon selam Shkupit: Korridori 8 drejt Shqipërisë nuk negociohet

Komisioni Evropian ka rritur presionin ndaj autoriteteve në Maqedonia e Veriut, duke kërkuar qartë vazhdimin e ndërtimit të Korridorit 8 drejt Shqipëria dhe duke rikujtuar “rëndësinë e tij strategjike” për rajonin.
Thirrja e Brukselit vjen në një moment tensionesh të forta politike në vend, ku përplasjet mes qeverisë dhe opozitës për drejtimin final të këtij projekti madhor po intensifikohen.
Në një përgjigje për media, një zëdhënës i Komisioni Evropian konfirmoi se institucionet evropiane po ndjekin nga afër zhvillimet, duke theksuar se çdo devijim nga marrëveshjet e arritura duhet shmangur.
“Jemi të vetëdijshëm për debatet e fundit rreth trajektores së Korridorit VIII dhe po i monitorojmë nga afër. Inkurajojmë fuqimisht zbatimin e plotë të angazhimeve të marra. Ky korridor është jetik për rajonin, BE-në dhe shtetet anëtare”, deklaroi zëdhënësi.
Sa i përket akuzave të opozitës shqiptare se projekti mund të ridrejtohet drejt Korridorit 10D dhe kufirit me Greqinë, nga Brukseli vjen një përgjigje e prerë: nuk ka asnjë njoftim zyrtar për ndryshime.
Sipas Komisioni Evropian, Korridori 8 mbetet në konfigurimin e tij origjinal dhe nuk është diskutuar asnjë alternativë për devijimin e tij.
Nga ana tjetër, Qeveria e Maqedonia e Veriut pranon se po shqyrton variante teknike për segmentin pranë Liqeni i Ohrit, për shkak të ndjeshmërisë së zonës së mbrojtur nga UNESCO.
Megjithatë, autoritetet sigurojnë se projekti nuk do të devijojë nga qëllimi kryesor: lidhja direkte me Shqipëria.
Korridori 8 mbetet një nga projektet më të rëndësishme infrastrukturore në Ballkanin Perëndimor, me ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin ekonomik dhe integrimin rajonal.





























