Befason Fero: 8 mijë € paguaj vetëm berberin, nuk shkoj në koncert poshtë shifrës…

Reperi Fero ka folur për herë të parë për pagesat e majme që kërkon për të qenë prezent në koncerte të ndryshme.

Përmes një interviste skype për emisionin “ Vizioni i Pasdites” ai ka ndarë një histori ku është ndjerë i ofenduar me shifrën 7 mijë € dhe se kërkon shumë më shumë se aq.

“Unë i kam anuluar koncertet 6 muaj para karantinës sepse kam qenë duke u marrë me albumin tim të dytë. Nesë Fero nuk e merr cmimin që e do në koncert, Feron kurrë nuk ka me e pa më në koncert. Kurrë në jetë nuk e sheh Feron me këndu nëse nuk e merr cmimin që ai e do.

Ishin disa data dhe grupi i menaxherëve që merren me data më thanë që nuk mund të paguajnë më shumë se 6-7 mijë eruo. I thashë ‘shnosh’ herët e tjera. Unë i lypi 8-9 mijë euro me i pre flokët smuna me shku në koncerte”, u shpreh këngëtari

In : Showbiz

Loading...
loading...