
Bekim Qoku
E paqartë nevoja e një ambasadori t’i thur elozhe një politikani aktiv. Ai kështu merr anë dhe bëhet palë.
Tjetër pastaj që ky politikan i guximshëm ka nja katra-pesë vartës të tij në Listën e zezë amerikane, njëri nga të cilët kërkohet nga drejtësia dhe është në arrati.
Që ky politikan i guximshëm është akuzuar nga homologët ambasadorë perëndimorë si shkaktari kryesor i një korrupsioni epidemik, si politikan që ka marrë guximin të ndërhyjë dhunshëm në gjyqësor e në sistemin e drejtësisë.
Që ky politikan ka pasur guximin që t’i sigurojë nipave, mbesave e dhëndurëve të tij të talentuar biznese e tenderë miliona eurosh.
Uroj që ambasadorët e këtushëm shqiptarë të jenë më të guximshëm të heshtin në disa raste. Të tregojnë më shumë dinjitet e integritet, të jenë në linjë me homologët e tyre evropianë të cilët janë shpesh kritikë ndaj politikanëve vendorë që shquhen për korrupsion dhe nepotizëm.