Bekim Qoku:BDI e “shkrin” Ramiz Merkon për 28 nëntor pasi e ngriu pas Non Gratës nga Amerika për korrupsion!

Fronti Evropian BDI/ASH, a i ka ngrirë apo i ka shkrirë aktivitetet e Ramiz Merkos, i akuzuar nga DASH për korrupsion të madh, krim të organizuar dhe ndërhyrje në gjyqësor? Sespe këtu, në këtë aktivitet të këtij Fronti, Ramizi duket i lumtur e krenar.

Duke pasur parasysh shpalljen e figurave të larta nga ana e qeverisë amerikan si Non grata, dhe, duke e ditur tashmë faktin se ministri i qeverisë LSDM/BDI/Ash Bujar Osmani po e mirëpret nesër në Shkup ministrin e Jashtëm rus Llavrov, shtrohet vërtet një dilemë serioze, nëse ky Front Evropian i përbërë nga partitë LSDM/BDI/ASh është proamerikan apo prorus?

In : Aktuale

Loading...
loading...