AktualeOpinion

Bekim Qoku:Mount Rushmore i korrupsionit dhe degjenerimit politik e moral të shqiptarëve të MV

Bekim Qoku

Ali Ahmeti, Musa Xhaferri, Blerim Bexheti dhe Ramiz Merko të BDI-së, një katërshe që duhet përzënë sa më shpejtë nga skena poltike, që të çlirohet dhe pastrohet mjedisi për të dalë shpresa të reja brenda kësaj partie politike me gjithë këtë përvojë dhe memorie institucionale.

Më vjen keq për politikanët e rinj të kësaj partie, të cilët detyrohen të rriten dhe formohen nën hijen e rëndë të katër figurave të njohura për korrupsion, nepotizëm dhe lidhje me krimin e organizuar. Kjo katërshe e komprometuar po ndot terrenin politik dhe po i moleps vajzat dhe djemtë e rinj që, në rrethana të tjera, do të kishin mundësinë ta çonin këtë parti me histori të gjatë në një drejtim të ri e të pastër.

Brezi i ri duhet të zgjohet, të distancohet qartë nga këto figura të kalbura dhe të marrë guximin për t’i larguar njëherë e mirë nga skena politike. Është koha që partia të reformohet nga brenda, e jo të mbetet peng i së kaluarës së errët. Është mëkat të digjet potenciali i të rinjve, sepse, siç thotë populli, “i njomi digjet me të thatin.”

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button