Bekir Asani: I kërkoj falje polices për ofendim eventual

Funksionari i BDI-së Bekir Asani, në një deklaratë për “24Vesti” i ka kërkuar falje polices që e ka sulmuar verbalisht, pasi që ajo e kishte urdhëruar automjetin “Merimanga” që t’ia marrë automjetin të cilin e kishte parkuar në vend të gabuar njofton Portalb.mk.

“Jam në shënjestër të opinionit, polices Jasmina Jançkovska i kërkoj falje nëse ofendim eventual”, thotë Asani.

Ai thotë se nuk ka dhënë ende dëshmi në Prokurori, duke mos zbuluar arsyet se pse ende nuk është thirrur për rastin me policen.StrugaLajmStrugaLajm

Sipas tij, ekzistojnë video-incizime nga kamerat që munden të sigurohen, të cilat, siç thotë ai, tregojnë se në ditën kritike ka pasur vetëm grindje verbale, dhe jo kontakt fizik.StrugaLajm

Ndryshe, policja Jasmina Janaçkovska, është sulmuar verbalisht javën e kaluar nga Asani, pasi që e njëjta ka urdhëruar automjetin “Merimanga” që t’ia marrë veturën Asanit, pasi që e ka parkuar në vend të palejuar. Një ditë pas sulmit, policja është ftuar nga ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, që t’ia sqarojë personalisht rastin.

In : Aktuale

Loading...
loading...