Bënë dasmë me flamur, momentet më të bukura të çiftit nga Struga që u ekzekutuan nga babai i nuses (FOTO LAJM)

Mbi 1 mijë persona morën pjesë në ceremoninë mortore të çiftit shqiptar që u vra në Australi më 31 dhjetor.
Miqtë kanë rrëfyer se ata ishin mjaft të lumtur me njëri-tjetrin dhe kurrë nuk e kishin harruar origjinën, pavarësisht se jetonin prej vitesh në Australia.
Madje, në disa foto të publikuara nga dasma e tyre, shihet teksa festojnë me flamurin kuqezi.
Në dasmën e tyre nuk kanë munguar as vallet dhe traditat shqiptare, që të rinjtë i sollën më së miri në ditën e tyre më të rëndësishme.
Por, ëndrra dhe jeta e tyre u pre pabesisht në mes, nga njeriu më i rëndësishëm, babai.
Lindita Musai 25 vjeç dhe bashkëshorti i saj Veton Musai u qëlluan me armë zjarri në derën e shtëpisë nga babai i vajzës. 25-vjeçarja vdiq në vend, ndërsa i shoqi ndërroi jetë një ditë pas saj në spital.











































