BESA e Kasamit e hapur për koalicion me Aleancën
Ethet e zgjedhjeve të parakohshme i kanë kapluar të gjithë partitë politike në Maqedoni. Pas dështimit të Referendumit, një nga mundësitë e daljes nga kjo krizë politike në Maqedoni shihet edhe tek zgjedhjet e parakohshme. Dy partitë maqedonase janë për zgjedhje ndërsa partia më e madhe shqiptare BDI nuk e sheh si zgjidhje zgjedhjet. Partitë e vogla shqiptare nuk e kanë çelë gojën nëse duan apo jo që vendi të shkojë në zgjedhje.
Sela në një emision është shprehur se nuk do të bëjë koalicion me atë parti e cila ia ka ngulur thikën pas shpine që pretendon me LSDM-në dhe BDI-në.
Nga ana tjetër siç mëson TS nga burime brenda BESËS së Kasamit , nëse eventualisht mbahen zgjedhjet, pranon me një listë të përbashkët me ASH-në e Selës.
“Ne jemi për një bashkëpunim me ASH-në e Selës nëse ka zgjedhje, ne do të të kishim pranuar, që Kasami të jetë edhe numër 2 në njësinë e gjashtë pas Selës, vetëm ta mundim të keqën dhe t’i shpëtojmë shqiptarët nga këto parti zullumqarësh” është shprehur për TS një i afërt i Kasamit.
Ndryshe, BDI-ja sipas Xhevat Ademit, do të garojë e vetme në zgjedhje, nga PDSH-ja, lideri Thaçi në një intervistë në Klan Kosova dha sinjale se është i gatshëm të dal në zgjedhje si mazhorancë e bashkuar ashtu siç ishin për Referendumin, nga BESA e Gashit vazhdojnë të kenë probleme nëse kanë qenë PRO apo KUNDËR Referendumit pas goditjes nga Greqia. /TS/