Besa e Strugës i reagon Komunës:Përgjegjësi, jo tymnajë syve të opinionit strugan

Përgjegjësi dhe transparencë , jo tymnajë syve të opinionit strugan

Bëni dallimin ndërmjet SUBVENCIONEVE / TRANSFERTAVE dhe HARXHIMEVE KAPITALE!

Duke e patur parasysh mundimin të cilin e ka marë administrata e komunës së Strugës të ” përgjigjet” në lidhje me informacionin të cilin kërkoi Lëvizja BESA nëpërmjet këshilltarit të saj dr.Edmond Vejseli se ku janë harxhuar mjetet e reth 900.000 eurove në total, të cilat i ka paraqitur vetë komuna në Raportin financiar për vitin 2018 (dokument zyrtar),tek zëri buxhetor me nr.46 /463/464 që kishte të bënte me pjesën e SUBVENCIONEVE DHE TRANSFERTAVE.
Ne kërkojme informacion për keto harxhime , se ku kanë përfunduar?
Konkretisht:
1.#4.738.315 denar -për Transferime deri te Organizatat Joqeveritare.
Cilat jane keto organizata(konkretisht) , fusha e aktivitetit të tyre, si dhe dorezimi i raportit nga ana e tyre për menyren se si i kane harxhuar ato para(cilat jane benefitet e shoqerisë strugane nga aktiviteti i tyre?

2.# 46.484.553 denar -për Transferta të ndryshme.
Ne dhe opinioni strugan kërkojme informacion për keto mjete se ku janë harxhuar?
Përgjigjen e kesaj qytetarët strugan nuk e morën!
Ju u munduat të përgjigjeni për dicka krejtësisht tjetër!
Levizja BESA -Strugë nuk don të besojë se administrata komunale me kryetarin e komunës, i cili ushtron mandatin e tij të tretë nuk është në gjendje të dallon zërin buxhetor që ka të bëjë me HARXHIMET KAPITALE ( i cili është dështim në vehte, pasi nuk ështe realizuar as 50% i mjeteve të parapara në buxhet , analizën e së cilës Lëvizja BESA do te bëjë në të ardhmen) nga zëri buxhetor SUBVENCIONE DHE TRANSFERTA.
Lëvizja BESA-Strugë dhe opinioni kërkon përgjigjen e kësaj të dytës, gjë që ju deri tani nuk e keni bërë.

Ps.Në plotësim te ketij reagimi ju vendosim në dispozicion edhe dokumentin zyrtar, ku cdokush mund ta kete të qarte se për cka bëhet fjalë.

Qytetarët strugan kërkojne përgjigje jo tymnajë.

Transparenca_financiare_mbi të gjitha.

Zyra për informim
Lëvizja BESA-Strugë
15.03.2019

In : Aktuale

Loading...
loading...