Besa e Strugës:Komuna i ka të harxhuar fajtorët, tanimë jeni ju fajtor kryesor për deponinë!

 

Ekzistojnë shumë problematika të mjedisit që meritojnë vëmendje, megjithatë disa prej tyre në shumë instanca edhe mund të tolerohen derisa të gjindet një zgjjdhje,edhe pse jemi të bindur se kur ështe fjala pêr një mjedis ku ajër thith fëmija juaj, familja juaj dhe personalisht vet ju, çdo çështje që ka të bëjë me mjedisin nuk duhet të neglizhohet nga asnjë autoritet në vend.
Struga ka kohe që ballafaqohet me problemin e deponisë, dhe sot e kësaj dite ajo tymos qytetarët nëpër shtëpite e tyre. Ka gati tre ditë që kjo deponi ka marr hov me tymin e saj kancerogjen dhe Komunës së Strugës iu kujtua sot të njoftoj qytetarët me një njoftim banal, edhe atë duke treguar menaxhimin e dobët me zjarrëfikësit, sepse sipas tyre zjarrëfiksëve iu duhet tre ditë për tu aktivizuar, vaj halli nëse dikush ka nevojë për zjarrëfikësit.
Kjo zvarritje e deponisë është bërë histori, që nga udhëheqësit e BDI, ashtu edhe nga ish kryetari i ikësaj komune që me plot gojë fliste se do zgjidhet ky problem, për fat të keq i mbeten vetëm “përralla”. Kur i pyesje se a do të zgjidhet ky problem, ato me ngurrim thonin “Po po veçse jemi në fund të këtij problemi”, dhe ja më në fund e zgjodhën problemin, e nxorrën në sipërfaqe, iu dhuruan qytetarëve një ambient tejet të këndshëm.
Komuna e Strugës e ka aktivitetin e fundit në këtë drejtim, dhe afati për zgjidhjen e këtij problemi veçse ka skaduar, çdo gjë tjetër është regjistruar në konton tuaj, nuk lejohet të gjindet fajtori në këtë rast, fajtorët tuaj janë harxhuar, në këtë rast jeni Ju dhe do mbeteni përgjithmonë.
Lëvizja BESA është duke e shqyrtuar këtë problematik, dhe në ditët në vazhdim do ju njoftojmë për inicitivat që do ndërmarrim.StrugaLajm

Lëvizja BESA – Strugë
17 Prill 2017StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...