Besa e Strugës:Politika po e boshatis Strugën
KOMUNIKATË
Lëvizja BESA , me shqetësim të madh pranoi informatat zyrtare për rënien drastike të numrit të nxënësve të regjistruar në klasën e parë në Ladorisht, Frëngovë, Teferic, Shum dhe Zagraçan për vitin mësimor 2018/2019.
Ky trend i rënies së numrit të nxënësve duhet pranuar se nuk është vetëm i ketij viti, por është nje problem i dekadës së fundit.
Gjithashtu ia vlen te përmendet se kjo dukuri negative ka prekur gjithë zonën e vendbanimeve shqiptare në qytetin e Strugës, përfshi ketu edhe vetë shkollat e qytetit.
Shpërngulja masive e popullatës shqiptare nga këto troje, përfshirë ketu edhe familjet e reja, prindër të rinjë, të formësuar intelektualisht dhe profesionist në fusha të ndryshme, si mundësinë e vetme e shohin shpërnguljen si zgjidhje për ti dhënë fund dilemave a bëhet në këtë vend apo jo.
Politizimi i gjithckaje, si dhe punësimet në baza partiake, dhe jo në bazë të meritës dhe profesionalizmit është dhe do mbetet ndër shkaqet kryesore për këtë ekzod të shekullit, që sjell deri te ngulfatja e konkurimit të lirë për vendet e lira te punës.
Mospasja shpresë për një të nesërme më të mirë në vendlindje detyron të rinjë e të reja, të moshuar madje edhe të shtyrë në moshë që të vendosin për aktin e fundit, atë të braktisjes së vendlindjes, dhe atë familjarisht më gjithë fëmijë ,për të mos u kthyer më kurrë.
Për atë shkak Levizja BESA -dega Strugë ju bën apel deri te autoritetet lokale dhe qendrore, si dhe të gjithë subjektet tjera politike dhe apolitike, shoqatat joqeveritare, që të ngritet nje iniciativë për të bashkërenduar aktivitetet në hartimin e një strategjie afatmesme me masa urgjente, si dhe nje strategjie afatgjate për të luftuar këtë dukuri e cila po pllakos shoqërine tonë.
24.05.2018
Levizja BESA-Strugë.