BESA: Plani 7 faqesh as 7 rreshta për shqiptarët

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shkup, Samuel Zbogar, tha të enjten se Qeveria e re e Maqedonisë ka krijuar një atmosferë të re shpresëdhënëse, sa i përket procesit të integrimeve. “Ky optimizëm që ne e shohim është për vet faktin se kjo Qeveri është zotuar se do t’i zbatojë reformat të cilat kërkohen. Për vet faktin se kjo Qeveri e ka emëruar veten si Qeveri reformatore, dhe për ta dëshmuar këtë, ajo ka aprovuar planin për realizimin e reformave, që quhet 3-6-9, për të demonstruar se dhe në praktikë është zotuar në procesin e reformave. Tani kemi një plan me afate konkrete dhe kjo na bën të besojmë se ky plan do te realizohet”, tha Zbogar. Ndërkohë që partia shqiptare në opozitë – Lëvizja BESA, thotë plani qeveritar, i njohur si 3-6-9, ka shpërfillur tërësisht kërkesat e shqiptarëve. “Të prezantosh një projekt me 7 faqe dhe as 7 rreshta të mos ja kushtosh qytetarëve shqiptarë është një nënçmim që deri sot kanë mundur ta bëjnë vetëm Gruevski dhe partnerët e tij. Lëvizja Besa apelon deri te Qeveria LSDM-BDI-Aleancaqë të ndërpresë sa më shpejtë këtë qasje të mbrapshtë ndaj problemeve të qytetarëve shqiptarë”, thuhet në reagimin e Lëvizjes Besa. Ndryshe, Qeveria e Maqedonisë gjatë ditës së mërkurës prezantoi planin për reformat, që do të duhet të realizohen gjatë tre muajve të parë, me të cilin synon largimin e kushtëzimit të rekomandimit për fillimin e bisedimeve për integrimin e vendit në BE. Sa i përket avancimit zyrtar të gjuhës shqipe, zëvendëskryeministri për çështje të Integrimeve Evropiane, Bujar Osmani ka thënë se “Qeveria do të përgatisë ligjin për përdorimin e gjuhëve, i cili më pas do të dorëzohet në Parlament, por edhe në Komisionin e Veneciësë për konsultime”.StrugaLajmStrugaLajm

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...