BESA Tetovën, BDI Shkupin, ASH Gostivarin

Partia më e madhe në pushtet – BDI ka piketuar Shkupin që të nis fushatën parazgjedhore përmes në manifestimi të madh, ku përveç kryetarit të Shtabit zgjedhor Fatmir Besimi dhe kryetarit të partisë Ali Ahemti, fjalë do të kenë edhe të gjithë kandidatët për kryetarë të komunave. BESA kandidatët do t’i prezantojë në sheshin “Iliria” në Tetovë, ndërsa një ditë më pas, ASH Konventën do të mbajë në Gostivar

 364

Fatos RUSHITI

Shkup, 22 shtator – Të dielën BDI dhe Lëvizja BESA do të nisin fushatën parazgjedhore përmes konventave promovuese të kandidatëve për kryetar komunash dhe kandidatëve për këshilltarë komunal, ndërsa ASH fushatën do ta nisë një ditë më pas, të hënën – edhe atë në qytetin e Gostivarit, shkruan gazeta KOHA. Partia më e madhe në pushtet – BDI ka piketuar Shkupin që të nis fushatën parazgjedhore përmes në manifestimi të madh, ku përveç kryetarit të Shtabit zgjedhor Fatmir Besimi dhe kryetarit të partisë Ali Ahemti, fjalë do të kenë edhe të gjithë kandidatët për kryetarë të komunave. Manifesti, siç njoftojnë nga Shtabi zgjedhor i BDI-së, do të mbahet në hoteli “Aleksandar Palace” , ndërsa do të prezantohen edhe rezultatet e BDI-së gjatë katër viteve të kaluara, ndërsa më gjatë do të prezantohet Programi zgjedhor për katër vitet e ardhshme. Partia më e madhe opozitare – Lëvizja BESA ka zgjedhur Tetovën, pikërisht sheshin ILIRIA që të hapë fushatën parazgjedhore, ku edhe do të paraqes Programin e saj elektoral për katër vitet e ardhshme. Nga Lëvizja BESA thonë se Programi zgjedhor do të përqendrohet në pesë pika, ku të parën e radhisin premtimin se do të çlirojnë komunat nga kapja e politikës, të dytën kanë arsimin dhe kulturën, të tretën zhvillimin ekonomik, të katërtën kujdesin për mjedisin dhe publikun, dhe të pestën sportin dhe rekreacionin. “Konventa promovuese e Lëvizjes BESA fillon të dielën në sheshin ILIRIA. Ne, si parti, për herë të parë do të konkurrojnë për pushtet lokal dhe duke e ditur gjendjen e mjerë në shumë komuna, ku me vite nuk ka prekur dora e shtetit, andaj të dielën do të paraqesim kandidatë më profesional dhe me kredibilitet të lartë moral para qytetarëve shqiptar. Sigurisht se sfidës do ti paraprij vetë kryetari Bilall Kasami, i cili edhe presim që të fitojë bindshëm në Tetovë. Sa i përket Programit zgjedhor, do të ketë pesë pika kyçe. E para e punës do të jetë çlirimi i komunave nga politika dhe korrupsioni, e dyta investime në shkolla dhe investime në cilësinë e procesit mësimor, e treta të krijomë kushte për zhvillim ekonomik në nivel lokal përmes infrastrukturës, kanalizimeve dhe ujësjellësve, si dhe të nxisim biznesin e vogël dhe të mesëm, e katërta kujdesi maksimal për shëndetin e qytetarëve dhe mjedisin jetësor, dhe e pesta – të zhvillojnë sportin dhe turizmin lokal”, thonë për KOHA nga zyra për informim e Lëvizjes BESA. Gostivari do të jetë qyteti ku Aleanca për Shqiptarët do të nisë fushatën parazgjedhore – edhe atë të hënën më 25 shtator. Siç thonë nga kjo parti, në Konventë do të promovohen të gjithë kandidatët për kryetar komunash dhe bartësit e listave për këshilltarë komunal, ndërsa i pari do të flet kandidati për komunën e Gostivarit, Arben Taravari dhe i fundit kandidati për Komunën e Strugës, kryetari i partisë, Zijadin Sela. “Fushatën do ta fillojmë në Gostivar ditën e hënë, ndërsa për lokacion dhe orën ende nuk kemi vendosur. Në Konventë do të promovohen të gjithë kandidatët për kryetar të komunave dhe bartësit e listave për këshilltarë komunal. Do të prezantohet po ashtu edhe Programi zgjedhor, ku në fokus do të jetë buxheti me prerje lokale direkt nga Qeveria dhe rritja e TVSH-së për komunat. Ndër prioritetet kryesore do të jetë kultura, arsimi dhe shëndetësia, pa mos përjashtuar as sportin dhe rininë”, thonë nga Shtabi zgjedhor i Aleancës për Shqiptarët. Nga partitë tjera, PDSH ditë më parë ka mbajtur Konventën promovuese në Tetovë, ku u prezantuar të gjithë kandidatët për kryetar të komunave.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...