Besa:Deponia peshqesh nga “APOJA” dhe “FRIZURA” i Strugës

Deponia peshqesh nga “APOJA” dhe “FRIZURA” i Strugës

Kjo deponi ka ardhur peshqesh nga ish-kryetari i Strugës, i ashtuquajtur ndryshe “apoja” i Strugës, Ramiz Merko, i cili njihet për shkatërrimet fenomenale që ja ka bërë këtij qyteti të mjerë, dhe nuk shkojë më shumë se tetë vite shkatërrim, në këtë drejtim ashtu vazhduan edhe katër vite tjera nga “frizura” i Strugës, Ziadin Sela, ish-kryetar i Strugës, i cili asnjëherë nuk pati mundësi ta zhvendosë këtë deponi ashtu siç ka premtuar vite me rradhë sikurse gjuha shqipe e 100 ditëve të tanishëm të koalicionit Aleanca për BDI.

Me keqardhje e theksojmë që struganët u helmuan nga vet dora e tyre duke i votuar dhe duke i pozicionuar këto mashtrues, këto fjalë mëdhenjë, këto dilingji, që mendojnë dhe flasin sikur me qenë në shekullin 15.

Sot, sërish përballëmi me problemin e deponisë, pa çka se zbriti një qeveri e tërë për ta zgjidhur këtë problem të pazgjidhur, i bënë disa fotografi për t’i shplarë trurin popullit, pikërisht ai i cili e solli këtë deponi dhe pikërisht ai që ja zgjati jetën kësaj deponie, dyshja e njohur Ramiz – Ziadin.

Lëvizja BESA – Strugë po e përcjell këtë mesazh shqetësues deri te organet kompetentë që të merren sa më herët me këtë çështje dhe të zgjidhet njëherë e përgjithmonë, përkundrazi ne do të organizojmë protestë.

Lëvizja BESA – Strugë
05.07.2017

In : Aktuale

Loading...
loading...