Besa:Këshilltari yn Xhemal Mena në Ohër, është sulmuar nga këshilltari i BDI-së

“Në mënyrë mjaft të turpshme dhe tepër të ulët, është sulmuar Këshilltari i Lëvizjes BESA, në Komunën e Ohrit, Xhemal Mena nga Këshilltari i BDI-së. Lëvizja BESA dënon ashpër sulmin fizik ndaj Këshilltarit tonë, i cili po lufton dhe mbron të drejtat e shqiptarëve të Ohrit dhe u sulmua pikërisht gjatë seancës të Këshillit Komunal në Ohër”, njoftojnë nga Lëvizja BESA.

Rasti në fjalë është denoncuar edhe në polici.

“Rasti në fjalë është paraqitur në polici dhe me këtë rast do njoftohen gjitha ambasadat e huaja dhe presim që kjo paturpësi të merr epilogun e duhur. Gjithashtu, Lëvizja BESA, u bën thirrje gjithë organeve kompetente të marrin seriozisht sulmin ndaj një zyrtari partiak dhe përfaqësues i qytetarëve te Ohrit”, thonë nga BESA.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...