Aktuale

Besime Jonuzi, drejtoresha e Gjimnazit “Ibrahim Temo” shpërblehet në ABILITY AWARDS 2025

Në Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, drejtoresha e SHMK Gjimnazi “Dr. Ibrahim Temo” – Strugë, Besime Jonuzi, mori pjesë në ceremoninë prestigjioze ABILITY AWARDS 2025, ku u vlerësua si një nga personalitetet më frymëzuese.

Ajo u nominua dhe u shpërblye për angazhimin e vazhdueshëm në përfshirje dhe krijimin e kushteve të barabarta për nxënësit. Projekti i saj i fundit – ndërtimi i ashensorit, platformës lëvizëse dhe toaleteve të përshtatura për fëmijët me aftësi të kufizuara – u cilësua si një transformim real në gjimnaz.

Në fjalën e saj, Jonuzi theksoi se nisma lindi pas pyetjes së një nëne nga Struga, e cila kërkonte kushte minimale që djali i saj të ndihej i barabartë në shkollë. “Nga ai moment, për ne nuk ishte më mundësi, por detyrim,” u shpreh ajo.

Sot, djali i asaj nëne është nxënës i gjimnazit – një dëshmi se premtimet janë mbajtur dhe përfshirja është bërë realitet.

“Ky është vetëm fillimi,” tha drejtoresha, duke premtuar projekte të tjera që garantojnë respekt, qasje dhe barazi për çdo nxënës.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button