BLENDI PETROL
Aktuale

Besjona e Manastirit vjen me librin e dytë

Besjona Jusufi është një vajzë e re nga qyteti i Manastirit, e lindur më 1 maj të vitit 2002. Vitin e kaluar, pothuajse në këtë kohë ajo botoi librin e saj me poezi e prozë, të titulluar “VARGJET MË KUJTOJNË” e cila arriti sukses në publikun shqiptar në Maqedoni.
Këtë vit, më datë 04.05.2018, Besjona promovoi librin e saj të dytë në dy gjuhë “РАЗЛИЧНИ, А СЕПАК ИСТИ – TË NDRYSHME, MEGJITHATË TË NJËJTA” në bashkëpunim me miken e saj të ngushtë të gjeneratës në gjimnazin ku mëson, me Angela Pandovskën, e cila gjithashtu me këtë vepër u bë autore libri për herë të dytë.
Ideja e Besjonës dhe Angelës ishte e pazakontë. Me këtë vepër ato thyejnë akullin e diskriminimit, paragjykimeve, stereotipeve mes dy kombeve dhe religjioneve të ndryshme.
Besjona mundoi të tregojë se nuk ka lidhje aspak gjuha ku ajo mëson, apo nga njerëzit që e rrethojnë, ajo thjesht shpreson për paqe, sinqeritet dhe respekt në një qytet të veçantë si Manastiri. Është pothuajse kjo gjë që merr nga shoqëria e saj e re, të cilët e duan dhe e nderojnë pa dallime, andaj u frymëzua dhe mundoi ti lërë me gojë të hapur ata të cilët e pikturojnë botën me ngjyrë të zezë e me urrejtje. Angela tregoi se, te Besjona pa shumë ndryshime, por shpirti poetik ishte ai që i afroi në miqësi dhe asaj nuk i pengon fakti që shoqërohet me dikë më ndryshe, përkundrazi, mëson dhe ka mësuar dita ditës më tepër për atë çka interesohet.
Besjona dhe Angela krijuan një vepër që do të jetë “shuplakë” për ata të cilët nuk ekziston shoqëria mes ndryshimeve, apo lumturia mes njerëzimit.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button