Beteja e radhës e VV-së Maqedonia e Veriut! Ja kush e paralajmëron!


Fitores së Vetëvendosjes në zgjedhjet paralamentare të Kosovës, i janë gëzuar shumë shqiptarë në trojet shqiptare dhe ata presin që kjo fitore të reflektohet edhe në ndrimin e strukturave partiake në Maqedoni dhe Shqipëri.


Aktivisti i Vetëvendosojes nga Maqedonia, Bekim Qoku në profilin e tij në facebook ka paralajmëruar që beteja e radhës e Vetëvendosjes do jetë Maqedonia e Veriut, informon portali “tetova1”.
“Beteja e radhës: Maqedonia e Veriut-Vetëvendosje” ka shkruar Qoku në facebook.
Bekim Qoku ishte deputet i PDSH-së në Parlamentin e Maqedonisë. Pas ndarjes së Ziadin Selës nga Menduh Thaçi dhe krijimit të Lëvizisjes për Reforma në PDSH, Qoku vazhdoi rrugëtimin e me Ziadin Selën, por pastaj e ndërpreu aktivitetin politik në LR PDSH dhe prej atëher nuk ka qenë aktiv në jetën politike në Maqedoni.
Por tërë energjin e tij e orientoi në Vetëvendosje dhe në këto zgjedhje parlamentare ka qenë pjesë aktive e ekipit që ka punuar në selinë kryesore të VV-së në Prishtinë dhe një ndër aktivistët kryesor të partisë së Kurtit.StrugaLajmStrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...