Betejat politike “jetë a vdekje” të Ahmetit, Selës, Kasamit dhe tjerëve!

Naser Pajaziti

Këto zgjedhje janë betejë vërtetë “jetë a vdekje” politike për thuajse gjithë liderët e partive në vend, por edhe për të ashtuquajturit “sherifë” lokal partiak.

17 tetori është sfida e tyre vendimtare, që dikujt do t’ia mbyll edhe kaptinën e karrierës politike.

Ali Ahmeti për herë të parë po sfidohet edhe në bastionin e tij në Kërçovë, pas përçarjes që i ndodhi me daljen e kandidatit të pavarur, tezakut të tij Fatmir Limani dhe bashkëpunëtorëve të tjerë sikur Musa Xhaferri. Ahmeti në këtë rast nuk e ka lehtë sepse bashkëpunëtorët e vjetër nuk e dëgjuan më dhe is kthyen shpinën, edhe pse ka zëra kulisash e nga opozita flasin se mund të jetë taktizim, sepse vështirë mund të akceptohet një divorc i tillë në politikë. Ahmeti nuk dihet se a do përshëndetet nga kryesimi i subjektit të tij, edhe pse qëmoti kishte sinjalizuar se kjo do ndodhë kur vendi hyn në NATO.StrugaLajm

Edhe Ziadin Sela do të sfidohet në Strugë, bastioni i tij lokal që tani synon që ta rikthej duke e mposhtur “sherifin” lokal Ramiz Merko. Këto zgjedhje do ta përcaktojnë edhe fatin politik të Selës si lider i Aleancës për Shqiptarët. Sprovë për të ishin edhe zgjedhjet e kaluara kur nuk iu pranua dorëheqja nga organet më të larta partiake. Në rast të fitores së përballjes në Strugë, ai veçse do ta betonojë pozicionin e tij të liderit, e nëse ndodhë e kundërta edhe ai vet pritet të hap rrugën.StrugaLajm

“Me ka krejt” ashtu siç e ka slloganin partiak në këto zgjedhje do të shkoj edhe kreu i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami. Ai për herë të dytë po i hy garës për Tetovën. Herën e parë ishte pranë fitores, por u mposht nga Teuta Arifi, e cila tashmë po i hyn garës për mandatin e tretë dhe konsiderohet si “zonja e hekurt” tek integristët, që askush s’mund ta lëvizë.

Kasami do synoj raundin e dytë, e që më pas do të ketë terren më të gjerë për të kalkuluar dhe për të synuar fitoren dhe forcimin e tij si një protagonist i së ardhmes në skenën politike. Në të kundërtën edhe ai do e kuptoj se sa është ora!

17 tetori dhe raundi i dytë i këtyre zgjedhjeve përfundimisht do të vulos të ardhmen edhe të Zoran Zaevit, Hristijan Mickoskit, Afrim Gashit, Menduh Thaçit, shumë funksionarëve e “sherifëve” të paprekshëm partiak.

In : Aktuale

Loading...
loading...