Betejë e ashpër për Tetovën

Disa muaj para datës së zgjedhjeve lokale, partitë politike shqiptare kanë filluar të mobilizohen fuqishëm për të shënuar fitore në qytetin e Tetovës, shkruan agjencia e lajmeve INA.

Pikërisht në qytetin e dy universiteteve do të zhvillohet beteja më e ashpër politike, ku nuk do të rrinë anash as partitë maqedonase.
Bashkimi Demokratik për Integrim synon edhe njëherë të garoj me veteranen Teuta Arifi, e cila i ka ndezur motorët dhe po synon ti përfundoj disa projekte, para fushatës elektorale.

Autobusët e rinj, shtigje për bicikleta dhe projekte tjera janë fokusi saj. Por nuk i mungojnë edhe dështimet dhe premtimet e pa realizuara.
Në anën tjetër, Lëvizja Besa, kandidon me liderin e saj Bilall Kasami, i cili në zgjedhje e kaluara për një qime floku e humbi garën për Tetovën.StrugaLajmStrugaLajm

Përflitet se Kasami do të ketë edhe mbështetjen e partnerit qeveritar, Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë dhe kryeministrit Zoran Zaev. Por ende nuk dihen pazaret, për faktin se votat e LSDM-së në raundin e dytë, i synojnë të gjitha partitë shqiptare.

Aleanca e për Shqiptarët dhe Alternativa ende po mendohen për një kandidatë që do të sjellë një fitorë bindëse në Tetovë, ndërsa Partia Demokratike Shqiptare synon të luaj “all in”, duke garuar me mjekun Sadi Bexheti, i cili vite më parë e kishte drejtuar këtë qytet.StrugaLajm

Për cudi vetëm VMRO-ja e Mickovskit, synon të luaj solo dhe pa shqiptarët në këto zgjedhje. A do ta marrë mësimit do të shihet pas zgjedhjeve të nëntorit. Kush do ta fitoj Tetovën do të varet nga progamet e partive politike shqiptare, të cilat duhet të përmbajnë edhe projekte kapitale për këtë qytetë me peshë të madhe për shqiptarët.

Tetova gjendet në pjesën veriperëndimore të Maqedonisë. Ajo nga veriu kufizohet me Kosovën, në lindje me Shkupin, në jug me Makedonski Brodin dhe në jugperëndim dhe perëndim me Gostivarin.

In : Aktuale

Loading...
loading...