BETIMI KUJTON PISHTARËT E ARSIMIT STRUGAN

Resul Bekteshi

 Ditë më pare z . Betim Bakalli  botoi librin , “Kujtime për babain dhe shokët e tij”. Autori perms këtij botimi është munduar që në tërësi, bile pa bërë aspak lëshime, të kujtojë  të kaluarën e arsimit shqip në Strugë dhe rrethinë, respektivisht periudhën e viteve 50- 60 të shek. XX. Ai në theks të veçantë  përkushtohet në punën e babait të tij, I cili gjithnjë  para syve të tij është paraqitur si person I sjellshëm,I kujdesshëm, I përpiktë, principiel, familjar I dejë e mbi të gjitha edhe atdhetar  I paepur kur ishte në pyetje puna me nxënës, ku pa hamendje ligjeronte lëndën e histories me theks të vecantë historinë kombëtare shqiprare.

       Autori  duke na e kujtuar me pika të shkurtëra historinë e familjes Bakalli, respektivisht të babait të tij Myhit Bakalli na njofton edhe me një plejadë të tërë bashkëkohës të babait të tij , të cilër mbi shpatulla bartën peshën e rëndë të arsimit te gjeneratat e ardhshme. Të gjithë persnat që përmenden në këtë botim kanë qënë punëtorë të palodhur të arsimit strugan në vitet 50- 60 të shekullit të kaluar dhe meritojnë të zënë vend të veçantë në olejadën e mësimdhënësve shqiptarë të asaj periudhe . Autori do ti quante Rilindasit e Arsimit Kombëtar strugan.

  Kombi shqipar gjithnjë ka dhene personalitete  te cilët kanë dhënë cdo gjë vetëm e vetëm për të mbrojur gjuhën dhe identitetin e tij, prandaj edhe Sami Frashëri në një rast ka thënë  ,” Si ka rojtur ky komb deri më sot, duke mos e shkruar gjuhën shqipe, kur janë humbur shumë kombe , që shkruanin e këndonin në gjuhën e tyre. Ky komb ka rrojtur e do të rrojë, sepse ka pasur ka dhe do të ketë gjithnjë bijtë e vet, të cilët me punë e nder do ta ruajnë atë, “ Në një rast autori shkruan : “ babai im është ai që e kujton historia e arsimit shqip në Strugë e rrethinë- për të flasin dëshmitë e shumta të bashkëkohësve dhe të ish nxënësve të tij “. Kjo është e vërtetë ,sepse misioni i mësimdhënies në atë kohë ishte krenari kombëtare  dhe kontributi i tyre është i pazëvendësueshëm.Kjo ishte periudha kyçe që i dha kahje arsimit   kombëtar shqiptar  në Strugë e rrethinë. Pishtarët e asaj periudhe që autori i përmend në këtë botim ishin jo vetëm mësues dhe edukatorë , por ata ishin edhe udhërrëfyes të  emancipimit kombëtar. Ata(pishtarët e arsimit strugan ) misionin e mësuesisë e zhvilluan nëpër fshatrat e komunes  ,kështu ata punuan në Veleshtë , Dollogozhdë, Tatesh, Koroshishtë, Ladorishtë, Kalishtë , në Strugë  e më gjërë.Punuan dhe vepruan në kushte të vështira ,duke udhetuar më shpesh edhe në këmbë ,shpesh flenjin edhe nëpër xhamitë e fshatit , por deshira e madhe për të shpërnda rrezet e dritës  të arsimit kombëtar e tejkalonte mundin dhe sakrificat që ata bënjin.

       Në botim në mënyrë të veçantë theksohet edhe aktiviteti i patriotit  strugan Dr. Ibrahim Temo,i cili ka qënë person i afërt me familjen Bakalli. D. Ibrahim (Sojli) Temo me vepimtarinë e tij shënoi atë epokë si intelektual, si atdhetar , si arsimdashës,prandaj edhe është rreshtuar në tërësi si pjesë i thesarit të çmuar të kombit shqiptar së bashku me vëllanë Nuri Sojli Bakalli , i cili ishte edhe firmëtarë i Deklaratës së Pavarësisë.StrugaLajmStrugaLajm

Autori përmes kujtimeve për babin e tij na kujton dhe i bën të paharrueshme kujtimet për shokët dhe miqtë e babait që sipas tij kan qënë të shumtë.  Gjejmë aty fjalë miradie për historianin e njohur strugan dr. Ali Vishko , i cili në librin “Kongreset e Alfabetit të Shkollës Shqipe” ka shkruar se gjuha shqipe ka filluar vonë të shkruhet për shkak të robërive të shumta . Shumë armiq janë përpjekur që me çdo kusht ta asgjësojnë dhe pengojnë përhapjen e gjuhës shqipe si dhe për asimilimin e kombit, por është vështirë të asgjësosh dhe asimilosh një komb ku ka dëshirë të madhe për arsim dhe përparim. Përhapja e arsimit shqip në këto treva me hov më të madh me hov më të madh u thvillua pas Luftës së Dytë Botërore ku në Strugë e rrethinë u paraqitën misionarët e parë të arsimit në krye me atdhetarin e paepur Sami Shehu. Ky arsimdashës i pashoq me sukses të madh përhapi dritën e quajtur arsim në Strugë e rrethinë, kurse më vonë gjeneratat e ardhshme të mësimdhënies me sukses vazhduan rrugën që e trasoi z. Sami Shehu . 

Në vazhdim autori bën fjalë për babanë e tij , çfarë puntori i zellshëm i arsimit ka qënë . Z. Myhit Bakalli punën si arsimtar i historisë e ka filluar në vitet 50 të shek XX dhe me ndërprerje të shkurtra e vazhdoi deri në pensionim. StrugaLajm

Betim Bakalli një pjesë të mirë të librit ua ka kushtuar edhe shokve dhe miqve të babait dhe me respekt të veçantë flet për secilin prej tyre duke mos lënë pas dore kujtimet që ish nxënësit e babait të tij që me respekt kan folur për Myhit Bakallin. Ndër shokët e babait përmend : Nexhat Mustafa,  Petrit Bauta,  Nazmi Hajdari,Nuhi Vinca , Masar Vinca, Abdylhadi Imami , Syria Imami dhe shumë tjerë të cilët lexuesi do ti has në atë libër. 

Unë si pasardhës i gjeneratave të kaluara të përmendura me respekt të veçantë kujtoj arsimtarët e gjeneratës së viteve 50-60 të shek XX dhe vlerësoj në përmasa shumë të mëdha punën dhe mundin e tyre, sepse gjeneratat e ardhshme vazhduan me sukses misionin e mësuesisë ashtu siç na porositën pishtarët e arsimit strugan. 

Autori i këtij botimi ka bërë një punë të madhe sepse na kujton pishtarët e arsimit strugan të cilët vunë bazat e arsimit kombëtar në Strugë. Për kontributin e tyre në lëmën e arsimit u jemi mirënjohës dhe përkulemi para veprës së tyre, sepse ata në kushte tejet të vështira mundën të ruajnë gjuhën e bukur shqipe – gjuhë për të cilën rilindasit dhanë mund e sakrifica. Z. Betim Bakalli këtë botim e ka botuar pa lektor por ajo që më ra në sy është se autori paraqitet si njohës shumë i mirë i gjuhës standarde shqipe , sepse botimi është i thuktë dhe pa gabime drejtshkrimore. 

Të gjithë ata që dëshirojnë të njohin të kaluarën e arsimit strugan , që duan të njihen me pishtarët e parë të arsimit shqip në Strugë dhe rrethinë është mirë të ulen , të lexojnë librin dhe të njihen në detaje me punën e pishtarëve të arsimit strugan .

In : Aktuale

Loading...
loading...