
“TESTAMENTI I DOKTOR TEMOS” I POETIT AGIM VINCA
Shkruan:
Bexhet Asani
Poeti buzëdrinas Agim Vinca tanimë ka zënë vend të merituar në panteonin e Letërsisë Shqipe. Që nga botimi i përmbledhja së parë poetike “Feniksi” në vitin 1972, ai botoi mbi dhjetë vëllime poetike, e shumë vepra studimore e publicistike. Poezitë “Testamenti i doktor Temos“ (1994) dhe “Baladë për Dervish Himën” (1988) janë dy margaritarë të profesor Agim Vincës të cilat zgjuan vetëdijen e struganëve që në qytetin e tyre të bukur Komuna e Strugës të ngrinte bustet e heronjve Ibrahim Temos dhe Dervish Himës, në bregun e Drinit të Zi. Gjysma e punës është bërë por le ta bëjë Komuna e Strugës edhe gjysmën tjetër të punës.
Poezia “Testamenti i doktor Temos” e poetit Agim Vinca duhet të shkruhet në një pllakë të metaltë e ndriçuar me llambë dhe duhet të vihet afër bustit të dr. Ibrahim Temos. Me vënien e Pllakës me poezinë e prof. Agim Vincës dhe sjelljen e eshtrave të IbrahimTemos nga Mexhidia e Rumanisë, struganët vetëm në këtë mënyrë do të çonin në vend amanetin e tij. Vetëm në kët mënyrë shpirti i trazuar i Ibrahimit do të prehej në atdheun e tij që e donte aq shumë. Poezia “Testamenti i doktor Temos” nga nxënësit struganë në veçanti dhe nxënësit shqiptarë në përgjithësi mësohej dhe mësohet përmendsh e recitohej dhe recitohet në çdo tubim dhe aktivitet kulturor. Le të lexojmë tani himnin që i ngriti poeti Agim Vinca dhe e bëri të pavdekshëm figurën e dr. Temos. Kjo është poezia e cila duhet të vihet në pllakatë afër bustit të Ibrahim Temos:
TESTAMENTI I DOKTOR TEMOS
Verë. Gusht. Viti dyzet e pesë.
Larg atdheut Doktor Temo po vdes.
Po para se të vdiste atje në mërgim
U la të bijve një testament me shkrim.
S’qe shkresë e thatë për mall e pasuri
Po një dëshirë e zjarrtë e ruajtur thellë në gji.
Peshonin rëndë fjalët e plakut gur:
Mos më mbështillni me qefin, po me flamur!
Dhe vdiq në mërgim plaku atdhetar.
Atdheu s’i bëri vend as për varr.
Trupi i tij prehet atje në Mexhidi.
Po shpirti rron këtu në Strugën e tij.
Strugë, Gusht 1994





























