Biznesmeni strugan u siguron pushimet në Turqi, 130 punonjësve të tij!


Sado që nuk besoni se gjëra të tilla ndodhin në Maqedoni, me këtë lajm dëshmojmë të kundërtën .

Pronari i ndërmarrjes PN-Metal nga Struga, njëherësh pronar i kafenesë IT – Caffe në Ohër, këtë vit i dërgoi rreth 130 punonjësit e tij me pushime në Turqi. Me këtë lajm ne duam të inkurajojmë shefat e tjerë të zgjidhin kuletat tyre, dhe t’u japin kënaqësi punonjësve, sepse ata janë shtylla kryesore e çdo kompanie.
Ky lajm jo vetëm që arriti tek ne gazetarët, ky lajm është një nga më aktualët në mesin e qytetarëve të Ohrit dhe Strugës këto ditë, si dhe në rrjetet sociale. (Strugalajm.com)

In : Aktuale

Loading...
loading...