Blendi Kaba, talenti nga Veleshta që po rritet te FC Winterthur në Zvicër! (FOTO)

Zvicra tashmë njihet si një “fabrikë” e talenteve të rinj shqiptarë.  Një talent i tillë është edhe Blendi Kaba me prindër nga Veleshta e Strugës, por i lindur dhe i rritur në Glatbrugg të Zurichut të Zvicrës, shkruan Open-TV.

Blendi Kaba është i lindur më 29 maj 2006 dhe luan në pozitën e mbrojtësit qendror te FC Winterthur U18. Pjesë e këtij klubi është nga mosha 15 vjecare.

Tani 16-vjeçari po tregon rezultate të mahnitshme me të rinjtë e klubit të futbollit Winterthur U18, dhe pret që në një të ardhme të afërt të tregojë talentin e tij në klube më të mëdha evropiane.StrugaLajmStrugaLajm

Ndërkohë, mësohet se një skuadër e madhe gjermane që tani interesohet për Blendin, ndërsa “syrin” ia kanë vënë edhe disa klube të tjera.

Gjithashtu për Blendi Kabën interesim kanë shprehur edhe kombëtaret e reja të Kosovës, Shqipërisë dhe të Maqedonisë së Veriut, ndërsa aktualisht është pjesë edhe e kombëtares së U17 të Zvicrës.StrugaLajm

Ajo që e bën të veçantë Blendin është se është lojtar me karakter të lartë, i fuqishëm, shumë i lëvizshëm dhe punëtor i madh në fushën e lojës.

Duhet cekur se familja e tij, e sidomos i ati i Blendit, Urijani, gjithnjë e mbështet djaloshin e tij kudo që paraqitet ai.

Blendi. Kaba nga lojtarët e mëdhenj europian dhe botëror e pëlqen kampionin e botës, Lionel Mesin, ndërsa nga klubet e njohura evropiane e simpatizon Liverpolin për të cilën skuadër ëndërron të luaj një ditë.

Open-TV i dëshiron shumë suksese Blendit dhe urojmë që të arrijë synimet e tij në futboll./Open-TV/

In : Aktuale, Sport

Loading...
loading...