Blerim Reka e nis fushatën prej te berberi!

Kandidati i vetëm shqiptarë, Blerim Reka sot ka publikuar një spot publicitarë në proflin e tij në Facebook. Pasi e nis nga Berberi e veçanta e tij është se fillimin e ka nisur me “Good luck! ” në gjuhën angleze. Nuk dihet ende pse e ka nis në gjuhën angleze për të treguar mençuri, kulturë apo mendjemadhësi gjithça do të mbetet që qytetarët të vlersojnë për nisjen e fushatës në një stil ndryshe nga të gjithë të tjerët.
Ndryshe dje tre kandidatët për President të Maqedonisë së Veriut u dakorduan për zgjedhje fer dhe demokratike ku sonte nis edhe zyrtarisht fushata zgjedhore për president.
Reka ka mbështetjen e ASH-së së Ziadin Selës dhe BESËS së Kasamit, Pendarovski ka mbështetjen e 31 partive ku marrin pjesë edhe BDI-ja, PDSH-ja, Aleterantiva dhe RDK-ja dhe Siljanovska vetëm nga VMRO-ja. /TS/
