Blerton Sheji kalon për 70 mijë euro nga FC Struga te FC Shkupi

Një tabu që ekziston vite me rradhë në futbollin tonë thyhet nga FC Shkupi, që vendos të realizojë transferim klasik duke paguar dëmshpërblim për angazhimin e një lojtari nga një klub tjetër vendorë. Realisht viteve të fundit të rralla janë këto transferime dhe ja Shkupi tregon se përveç shitjes së lojtarëve, din edhe të ofrojë për blerje. 70 000 euro është shifra që do të paguajë Shkupi në llogari të Strugës për të blerë kartonin e 20 vjeçarit. Mbrojtësi i majtë tashmë dy sezone është shndëruar në lojtarë standard në formacionin e Strugës në Ligën e Parë dhe paraqitjet pozitive kanë bindur drejtuesit e Shkupit që të paguajnë për kushte tona një shumë goxha të mirë për të bërë të vetin, Blerton Shejin. Burime të portalit thonë se akordi është gjetur dhe çështje kohe është zyrtarizimi i kësaj lëvizje nga ana e klubeve të përfshira në këtë marrëveshje. /SHENJA/StrugaLajm

StrugaLajm
In : Aktuale, Sport

Loading...
loading...