Bllokada aktive e kuvendit vazhdon edhe sot

“Bllokada aktive është efektive, pasi LSDM-ja nuk e ka përkrahur ligjin që e propozuam për ARM-në, nuk kanë mundur as ta sjellin në agjendë”, njoftuan sot nga VMRO-DPMNE.

Në deklaratën e partisë më të madhe opozitare maqedonase, thuhet se LSDM dhe BDI dje kanë kundërshtuar ushtrinë dhe nuk kanë përkrahur ligjin për ARM-në, propozim i OBRM-PDUKM-së që përmirëson statusin e pjesëtarëve të ushtrisë.StrugaLajm

“LSDM dhe BDI punojnë në dëm të ushtarakëve dhe manipulojnë ushtarët. Deputetët e VMRO-DPMNE-së, pas mos miratimit të këtij ligji, bënë bllokadë aktive gjatë gjithë ditës, e cila pengoi unanimitetin e LSDM-së dhe BDI-së, që synon vetëm përfitimin personal të individëve, por jo edhe të popullit”, thanë në qëndrimin e partisë.StrugaLajm

Nga partia opozitare maqedonase theksojnë se bllokada aktive vazhdon edhe sot.

In : Aktuale

Loading...
loading...