Bllokohen pagesat në Posta për shkak se Eurostandard Banka ka shkuar në falimentim

“Postat e Maqedonisë” është prekur nga vendimi i Bankës Popullore që t’ia marrë licencën për punë Eurostandard Bankës. Procedura e falimentimit të bankës e ndezi alarmin në këtë ndërmarrje shtetërore, sepse i gjithë operacioni i pagesave zhvillohej përmes kësaj banke. Siç deklaroi, drejtori Ejup Rustemi, për momentin “Postat e Maqedonisë” nuk mund të bëjnë asnjë transaksion për operacionet e pagesave, për pagesën e faturave, shkaku i vendimit për marrjen e licencës të Eurostandard Bankës.
Nga këto transaksione, “Postat e Maqedonisë” ka marrë edhe provizione, prej të cilave i ka paguar rrogat e të punësuarve. “Postat e Maqedonisë” do të vazhdojë të punojë me shërbimin postar, respektivisht do t’i shpërndajë dërgesat dhe letrat, por nuk do të mund të bëhet pagesa e faturave dhe shërbimeve të tjera pagese.

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...