Aktuale

Bllokohen rreth 10 tonë lëkura delesh në Qafë Thanë


Rreth 10 tonë lëkura delesh me origjinë nga Shqipëria janë ndaluar në pikën kufitare Qafë Thanë, pasi autoritetet veterinare kanë penguar hyrjen e kësaj ngarkese që ishte në transit përmes vendit.
Sipas Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, vendimi është marrë në kuadër të masave parandaluese për mbrojtjen nga përhapja e sëmundjes së njohur si murtaja e bagëtive të vogla, e cila raportohet të jetë prezente në vendin fqinj.
Ngarkesa është kthyer mbrapsht në përputhje me protokollet e sigurisë, ndërsa autoritetet theksojnë se kontrollet në kufi mbeten të rrepta për të parandaluar çdo rrezik potencial për shëndetin e kafshëve dhe sigurinë ushqimore.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button