Ministri i transportit dhe lidhjeve Bllagoj Boçvarski deklaroi se këtë vit do të fillojë procedura për përgatitjen e një studimi të fizibilitetit për ndërtimin e një autostrade të re nga Gostivari në Tetovë, shkruan Portalb.mk.
Gjatë vizitës në Tetovë, ai së bashku me zëvendës ministrin e transportit dhe lidhjeve Bekim Rexhepi kishin një takim me kryetaren e Tetovës, Teuta Arifi, ku diskutuan për projektet e infrastrukturës në komunë dhe rajon.
Në takim, përveç projekteve tjera që po implementohen në komunën e Tetovës, ministri Boçvarski theksoi se në programin e NP për rrugë shtetërore për këtë vit parashihet përgatitja e një studimi për ndërtimin e autostradës së re nga Gostivari në Tetovë.
“Meqenëse ka një numër të madh të objekteve ekzistuese të infrastrukturës në rrugën aktuale të rrugës, ato janë planifikuar të rindërtohen. Një variant që po merret në konsideratë është të përdoret traseja ekzistuese nga Tetova në Gostivar dhe të ndërtohet një rrugë e re nga Gostivari në Tetovë në mënyrë që të marrim një zgjidhje të re moderne. Është planifikuar këtë vit të fillojë procedura për përgatitjen e një studimi të fizibilitetit, ashtu diku vitin e ardhshëm unë pres që të fillojë rregullimin e trasesë së re”, tha Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski.