BRAKTISET PLATFORMA SHQIPTARE !

Ja më në fund lideri i integristëve Ali Ahmeti, mbrëmë u prononcua se kanë hequr dorë pjesërisht nga Platforma Shqiptare në programin qeveritar të kryeministrit të ardhshëm Zoran Zaev.Ai nuk kishte si ta shtynte për më vonë njoftimin për refuzimin e Platformës Shqiptare nga ana e Zaevit në programin qeveritar të qeverisë së koalicionit.Ali kapedani u mundua të thotë se ne e duam Platformën Shqiptare në programin qeveritar por nuk do Zajko se tërbohen komitët dhe vaj halli pastaj me ne ,se ia mësyjnë përsëri bandat e Grujos e na zhdëpin përsëri në dru !

Këta janë kategoria e liderëve rrumpallë dhe servil.
E dredhin zinxhirin si duan e kur duan, sa herë që u rrezikohen interesat e tyre personale dhe grupore.
Liderët shqiptarë si gjithmonë për propagandë dhe për prestigj të subjekteve të tyre ,kanë rrahur gjoksin për patriotizëm fals . Edhe këtë herë ata braktisën platformën shqiptare që e propaganduan me shumë pompozitet por që këto ditë ajo po zëvendësohet një ofertë shumë tërheqëse për ta siç është ndarja e kulaçit në qeverinë e koalicionit.Zajko sapo mori mandatin e dogji Platformën Shqiptare para syve të liderucëve shqiptarë .Tani e tutje këta liderucë që mburreshin me këtë platformë si kusht për formimin e qeverisë e harruan atë dhe sytë i kanë te postet ministrore .Sa shpejt hoqën dorë këta liderucë langaraqë dhe matrapazë nga rrahje gjokset e tyre të pseudopatriotizmit për karrike ministrore.Por,nuk kishte si të ndodhte ndryshe me këta lloj liderucësh të pabesë pasi këtë e kanë bërë me devotshmëri për 25 vjet me radhë nën demokraqinë sllavo-maqedone si vasalë të përbetuar.

Medai Shaholli

In : Aktuale

Loading...
loading...