Brenda tri ditësh vdesin nga Covid dy vëllezër shqiptarë

Deputeti i PDK-së, Gazmend Bytyqi ka njoftuar se dy vëllezër nga Kosova kanë ndërruar jetë në një diferencë prej tri ditësh nga njëri-tjetri.

Adnan Bucaliu ka vd ekur vetëm tri ditë pasi që i vdiq edhe vëllai Agroni.Reklame

Deputeti i PDK-së i cili kishte lidhje miqësie me Adnanin e ka përshkruar atë si shok e njeri me zemër të madhe.

Ndërkohë familjarët në rrjetet sociale kanë shkruar dy vëllezërit kanë vd ekur nga Covid-19.

Njoftimi i plotë

Lajm i rëndë
Mbrëmë mora lajmin e kobshëm, se vdiq Adnan Bucaliu, tri ditë pasi i vdiq edhe vëllai, Agroni.
Adnani ishte shok e njeri i mirë, me zemër të madhe e të bardhë.

Gjithmonë ishte i veçantë, jo vetëm për familjen, por edhe për mua e shoqërinë tonë, përgjithësisht.
Me zemër të thyer u shpreh ngushëllime familjes Buacliu dhe gjithë shoqërisë sonë të përbashkët.

Adnani e Agroni paçin qetësi në botën e përtejshme e të përjetshme, familjes ngushëllime nga thellësi e shpirtit.

In : Aktuale

Loading...
loading...