Dy persona janë goditur nga rrufeja në Malet e Kaltra në Australi në kohën kur bregdeti lindor i këtij shteti është përfshirë nga moti ekstrem dhe stuhitë e breshrit. Dy persona të tjerë janë trajtuar për lëndime të lehta në Canberra pas një stuhie 15-minutëshe që dëmtoi makinat dhe detyroi njerëzit të kërkojnë një strehë për të futur kokën. Copat e mëdha të breshrit thyen xhamat e veturave dhe degët e pemëve. Shërbimet e emergjencës morën më shumë se 1200 thirrje telefonike për ndihmë gjatë stuhisë.
Breshri sa një top tenisi shkatërron pemë dhe makina(Video)
In :
Aktuale
Loading...
loading...