Bujar Osmani: BDI do ta respektojë parimin “fituesi me fituesin”

– Në një intervistë për Gazetën Express, zëvendëskryeministri i Republikës së Maqedonisë Bujar Osmani, i pyetur nëse BDI-ja do të shkojë e vetme në zgjedhje ose do të bëj koalicion me ndonjë parti tjetër politike shqiptare, tha se BDI do të garojë e vetme dhe se u bën thirrje partive tjera që të unifikohen me qëllim që të unifikohet vota shqiptare.

Sa i përket koalicioneve me partitë maqedonase pas zgjedhjeve, Osmani tha se BDI do të respektojë parimin “Fituesi me fituesin” që lë të nënkuptojë se BDI do të bëj koalicion me partinë maqedonase që do të del fituese, pa marrë parasysh nëse është VMRO-ja ose LSDM-ja, pro gjithmonë duke kujtuar që BDI-ja asnjëherë nuk do të lejojë që të zhbëhen Marrëveshja e Prespës, Ligji për përdorimin e gjuhëve ose Marrëveshjen për fqinjësi të mirë me Bullgarinë.StrugaLajmStrugaLajm

Osmani foli edhe për procesin zgjedhorë të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare duke u shprehur mjaftë i sigurte për procesin e mbarëvajtjes së zgjedhjeve dhe për listën e pastër zgjedhore pa votues fiktiv.StrugaLajm

Osmani pret që me hapërimin e Maqedonisë së Veriut drejt BE-së, do të ndodhë një valë e madhe migrimi me efekt reversibil. Ai vlerëson se kjo është një trend që ka ndodhur në të gjithë vendet që janë bërë pjesë e familjes së gjërë të BE-së.

In : Aktuale

Loading...
loading...