Bujar Osmani dhe ambasadori austriak qëndruan në Veleshtë, ja arsyeja

Bujar Osmani – ministër i Jashtëm i Maqedonisë

Sot në Veleshtë së bashku me Ambasadorin austriak George Woutsas vizituam familjarët e Nexhip Vrenezit dhe shprehëm ngushëllimet tona të thella dhe keqardhje për humbjen e tyre. Nexhipi ishte njëri nga civilët që pësuan gjatë sulmit terrorist në Vjenë, që ndodhi para një muaji jo të plotë. Terrorizmi është kërcënim serioz, prej të cilit, asnjë prej nesh askund nuk është i mbrojtur. Është detyrë e jona, dhe përgjegjësia e jona që të bëjmë çmos për t’u ballafaquar me sukses me këtë të keqe.

In : Aktuale

Loading...
loading...