Bujar Osmani dhe Artan Grubi nuk janë pjesë e kryesisë së degës së BDI-së në Çair

Dega e BDI-së në Çair pas zgjedhjes së Izet Mexhitit për kryetar dege, mbrëmë ka zgjedhur edhe kryesinë partiake.

Në mesin e 17 anëtarëve të kryesisë për nënkryetarë të degës janë zgjedhur: Nazif Bushi, Merita Koxhaxhiku, Besim Koka, Ardijan Muça, ndërsa Rami Qerimi është zgjedhur sekretar dhe Abdulselam Selami për sekretar organizativ. Por në mesin e kryesisë së kësaj dege që konsiderohet si më e forta e BDI-së mungojnë emrat e funksionarëve të lartë të saj Artan Grubi që tani mban postin e sekretarit organizativ të BDI-së dhe Bujar Osmani si zëdhënës partie. “Përzgjedhje e shkëlqyer, njerëz me peshë dhe përvojë dhe shpresoj që bashkërisht do ta bëjnë Çairin edhe më të fortë! Gjithashtu në mbledhje u diskutua për parimet dhe planet që ka Dega e Çairit në mandatin 4 vjeçar. Na priftë e mbara!”, thuhet në njoftimin e BDI-së, e cila së fundi po zhvillon zgjedhje të brendshme partiake deri në kongresin e ardhshëm. StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...